Kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj takim me drejtuesin e KMD z. Robert Gajdja.

Sot më datë 11 Mars 2021, ora 11:00 pranë ambienteve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD ) u organizua takimi midis QBNF-së të përfaqësuar nga kryetari i QBNF Dr. Arben Ramkaj dhe drejtori ekzekutiv Sokol Lulgjuraj dhe KMD-së me prezencën e Komisionerit z. Robert Gajda.
Qellimi i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit për implementimin e projektit me teme: “Sfido Urrejtjen-Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit” i cili financohet nga Autoritetit i Mediave Audiovizive (AMA).
Gjate takimit dolen në pah shumë problematika dhe çështje të lidhura me gjuhën e urrejtjes me sfond fetar.
Ky bashkëpunim AMA-KMD-QBNF, do të vendosi baza të forta për vazhdimësinë dhe bërjen traditë me qëllim përmirësimin e problemit ne fjalë.