Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi akuzon kryetarin e Bashkisë së Cërrikut Andis Salla se me urdhër nga lart po spastron kundërshtarët politikë nga administrata duke thyer premtimin e kryeministrit Edi Rama përgjatë fushatës elektorale.
Boçi thotë se Rama po spastron administratën për t’i zëvendësuar ata me trafikantë droge.
“Kryetari i Bashkise Cerrik me urdher nga lart po spastron administraten nga “armiqte politike”. Nderkohe Rama mban ende ne detyre bashkiake te lidhur me krimin dhe perdorues droge. Ja si kryebashkiakët e emëruar nga Rama, spastrojnë administratën nga “armiqtë politikë”, megjithë përbetimet e dikurshme për moscënim të punonjësve!
Me një shkresë analfabetësh juridikë, në të cilën në fillim parashtrohet si arsye “ristrukturimi” dhe më poshtë nxirret “shkelja”, Kryetari i Bashkisë Cërrik, hakmerret ndaj kundërshtarëve politikë me largime nga puna, për t’i hequr atyre dhe mundësinë “e bukës”. Këtë ia kërkojnë “ato lart”. Këto janë modelet e Ramës në drejtimin e Bashkive: Të inkriminuar, trafikantë, përdorues kokaine, të paaftë. Dhe krahas këtyre, të jenë përçues të vijës së partisë dhe hakmarrës politikë shembullorë.
Njërëz të tillë të pavotuar, por të emëruar, e konsiderojnë detyrën si pushtet të dhënë dhuratë dhe shkelin mbi çdo vlerë njerëzore”, shkruan Boçi