Kryesia e PS vendos kandidatin për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës

Partia Socialiste ka zgjedhur kandidat me të cilin do të garojë në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të Himarës me 4 gusht, Vangjel Tavo-n.

Gjatë mëngjesit të sotëm gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi se kandidatura më e volitshme e menduar nga PS ishte ajo e prefektit të qarkut Vlorë, i cili më pas u zgjodh me unanimitet të plotë.

Mbledhja e Kryesisë Socialiste zgjati pak minuta, ku anëtarët votuan për Tavo-n.

Kryeministri Edi Rama në dy vizitat e fundit në Himarë dhe Dhërmi ka dhënë sinjale të forta mbështetje për zotin Tavo.

Ai u tha banorëve të këtyre zonave se “nëse e duan për punë kanë Vangjel Tavon. Ndërsa nëse duan sherr kanë Vangjel Dulen”.

Top Channel