Gjatë takimeve në Elbasan, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ngritur edhe një teke raki me banorët. Duke marrë shkasë edhe nga moti i ftohtë i këtyre ditëve, Kryemadhi tha se ai do të mposhtet ndërsa qeveria sipas saj do të mposhtet më 25 prill.
“Në të gjitha komunat e Elbasanit ka një problem. Një nga gjërat që diskutojmë është jo vetëm rishikimi i reformës administrative. Buxheti është 3-fishuar për shkak të administratave të fryra dhe shërbimi ndaj qytetarëve nuk shkon. Unë dje kam qenë në Durrës ishte -2, Tirana sot ishte -4. Dielli është si gënjeshtar ndonjëherë.
Ne të ftohtin do e mposhtim se nuk e kemi problem. Hajde gëzuar. Qeveria mposhtet më 25 prill. Unë them se na kanë ikur shumë njerëz për shkak të mungesës së punësimit dhe krijimit të hapësirave për punë. Të gjithë kanë krijuar hapësira duke u larguar nga Shqipëria. Të gjithë thonë politikanët do krijojnë vende të reja pune por ne shquhemi për ta mbajtur fjalën”, tha Kryemadhi./panorama