Kryebashkiaku Llatja: Këtë 4 vjeçar do të dyfishojmë numrin e çerdheve në Bashkinë Elbasan

Në vazhdën e takimeve, kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i cili po rikandidon për një mandat të dytë në krye të bashkisë Elbasan, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Rajonit Nr 6. I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe përfaqësuese të Forumit të Gruas në këtë rajon, kryebashkiaku Llatja, është ndalur tek investimet e kryera gjatë këtij mandati, por edhe ka premtuar se në mandatin e dytë investimet dhe projektet do të vazhdojnë.

“Faleminderit të gjithë Forumit të Gruas që jeni bërë pjesë e këtij takimi të sotëm, si edhe falenderime për ministren Evis Kushi të cilën e kemi pasur krah të djathtë të punëve të bashkisë, për zgjidhjet që na ka dhënë në infrastrukturat shkollore, si edhe kthimin e punës së dorës në klasa, aktiviteteve sportive, rikthimin e kampionateve sportive në shkollat tona.  Që ditën e parë ne kemi qenë bashkë, kemi diskutuar bashkë për problemet e qytetit, për problemet infrastrukturore, në këndet e lojrave, terrenet sportive”.  Duke u ndalur tek punët e bëra gjatë këtij mandati kryebashkiaku shtoi se “prioriteti ynë ishte të bënim punë të mira dhe kemi bërë punë të mira deri tani. Kemi bërë 6 shkolla deri tani dhe duam të shtojmë çerdhet.

Këtë mandat të ri që po bëhemi gati të fillojmë ne do të dyfishojmë numrin e çerdheve në bashkinë e Elbasanit. Ne nuk jemi nga ata që merremi me llafe, të gjithë jemi koshient për punën që është bërë në rajonin Nr 6.  Ne po bëjmë 100 mijë metra katrorë asfalt në vit, deri tani ne kemi shtruar 285 mijë metra katrorë asfalt në tre vite, pavarësisht pandemisë, tërmeteve si edhe rritjes së çmimeve ne kemi vazhduar të bëjmë punë, po vazhdojmë të shtrojmë rrugë, të rehabilitojmë rrugë si në qytet ashtu edhe në fshat, pasi ne këtë dimë të bëjmë, ne dimë të bëjmë punë. Aty ku e kemi dhënë fjalën e kemi mbajtur”.

Duke u ndalur tek opozita Llatja shtoi se “ne nuk kemi nevojë për noter për punët tona që bëjmë, të noterizojmë rrugët, këto janë gjëra absurde që opozita besimin e ka pasur përherë 0, që nuk kanë bërë asnjëherë punë në këtë qytet. Ne këtu jemi për hallet tona të vogla, nuk jemi as për gratat as për non – gratat, as për sherret me vula as për sherret me firma. Ne jemi për të përmirësuar cilësinë e jetesës së çdo qytetari në qytet dhe fshat.  Por për problematikat tona infrastrukturore për të përmirësuar cilësinë e jetesës së çdo qytetari në qytet dhe fshat”. Sakaq Llatja është ndalur edhe tek tre projektet e mëdha të Elbasanit, 

“Në vitin 2021 kur ishim këtu tri gjëra i kërkuam kryeministrit Rama, By – passin e Elbasanit, Korridori i 8 – të, si edhe Auto Moto Parkun, këto kanë qenë ato tri gjërat e mëdha që na sjellin zhvillim në Elbasan. Projekti i Auto Moto Parkut që po ndërtohet mbrapa Krastës, do të sjellë një zhvillimin ekonomik, është një perlë zhvillimi që merr Elbasani. Është një nga projektet e mëdha që po bëhet për herë të parë në Shqipërinë e Mesme, nga buxheti i shtetit dhe mbështetjes së Federatës Automobilistike, po bëjmë pistën e parë të garave për Formula 1 në Ballkan.  Ne nuk shohim vetëm rrugët, kanalizimet e ujrave të zeza, ndriçimim, dhe ujin e pijshëm, ne nuk shohim vetëm mbështetjen biznesin apo rritjen e punësimit, apo përmirësimin e cilësisë së shërbimit, që ofrohet nga ne, por shohim edhe mbështetjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik, prandaj e kemi mbështetur fort projektin e Auto Moto Parkut. Ndaj po investojmë në Gjinar, në Funar, po bashkëinvestojmë me pronarët e shtëpive në lagje “Kala”.

Edhe një herë Llatja e vuri theksin tek punët që janë bërë dhe po bëhen duke shtuar se “këtë dimë të bëjmë ne, ndaj po kërkojmë mbështetjen tuaj që ne të vazhdojmë një mandat tjetër me punë të mira për Elbasanin, ta zhvillojmë atë, Elbasani nuk ka kohë më të kthehet në 2007-ën, ne do të vazhdojmë punët dhe ne do t’i bëjmë punët në Elbasan”- përfundoi Llatja.