Kryebashkiaku infektohet me koronavirus: Unë dhe familja ime jemi mire.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai me anë të një postimi në mediat e tij sociale. Në postimin e tij, Veliaj informon se është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa shton se po ashtu është edhe familja e tij.

Kryebashkiaku njofton po ashtu se duke u nisur nga situata, do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Postimi:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!