Kryebashkiaku i Elbasanit bën atë që askush se ka bërë deri më tani. Shpërndan pako ushqimore për njerëzit në nevojë shtëpi më shtëpi

Kryebashkiaku i Elbasanit bën atë që askush se ka bërë deri më tani në Shqipëri. Shpërndan vetë pako ushqimore për njerëzit në nevojë shtëpi më shtëpi.

Si çdo ditë gjithnjë pranë jush, sepse ju kurrë nuk do të jeni vetëm, për më tepër në këto ditë të vështira, ku u kërkohet të rrini në shtëpi.

Vijon puna e përditshme e Bashkisë Elbasan në shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat La Luce Dell’Est, A2B, Terre Des Hommes, ICC, Kryqi i Kuq dhe World Vision, të cilat kanë falenderimin e bashkisë së Elbasanit për suportin e tyre.

Ditën e sotme në lagjen “Beqir Dardha” të qytetit të Elbasanit, shoqata La Luce Dell’Est në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit, shpërndau 120 pako ushqimore për familjet e komunitetit egjiptian në këtë lagje.
I pranishëm për të shpërndarë pakot ushqimore ishe edhe vetë kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili po kujdeset personalisht që qytetarëve në nevojë të mos u mungojë asnjë shërbim në këtë periudhë të vështirë. Z.Llatja, pohoi se përpos ndihmave në ushqime, po dezifenktohen edhe rrugët e qytetit si edhe të gjitha ambietet, ndërkohë që bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin në telefon tek numrat e vëna në dispozicion.

“Bashkia po i vjen në ndihmë komunitetit në këto ditë të vështira, teksa sot ishim tek komuniteti egjiptian. Për të shpërndarë 120 pako ushqimore për 120 familje. Janë ngritur grupet për organizmin. Po i vijmë gjithashtu në ndihmë të moshuarve. Paralelisht po merremi edhe me dezinfiktimin e zonave. Jemi të gjithë të angazhuar për të përballuar situatën. Kam një thirrje, mos dilni jashte, merrni numrat e vëna në dispozicion nga bashkia dhe do t’u përgjigjemi nevojave që keni”.

Ata që kanë sot nevojë më shumë se kurrë janë në fokusin e vazhdueshëm të bashkisë Elbasan, për të përballuar sa më mirë këtë situatë. Të gjithë bashkë do t’ia dalim. Kini durim dhe besim, sepse do të vijmë edhe në shtëpinë tënde, pasi janë evidentuar familjet në nevojë dhe të mosharit pa mbështetje. Sot, detyra juaj është të mos dilni nga shtëpitë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi./infoelbasani