Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja, është pritur në një vizitë zyrtare në Ambasadën Italiane në Tiranë, me ftesë të shkëlqesisë së tij, Fabrizio Bucci, si edhe personaliteteve italiane të sportit të automobilëve.
Llatja pohoi se “në fokus të bisedave tona ishte padyshim dhe Auto Moto Parku i Elbasanit, një vepër gjigande në ndërtim, e cila do të ndryshojë totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe do të na japë një zhvillim të madh për qytetin, për bashkinë, por edhe për të gjithë Shqipërinë”.
Ky projekt është pritur mjaft mirë edhe nga ambasada italiane, ku marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë prej vitesh janë të qëndrueshme dhe të shpeshta.
Njëherazi kryebashkiaku Llatja, e ka njohur ambasadorin italian edhe me resurset kulturore, historike, dhe trashëgiminë e lashtë kulturore që ka qyteti i Elbasanit, duke e falenderuar për mbështetjen që ky shtet ka dhënë në vendin tonë, ai i ka kërkuar ambasadorit italian që të nxisë bizneset italiane që të vijnë dhe të shtrijnë aktivitetin e tyre në Elbasan edhe në vijim.
Shteti italian mbështet zhvillimin social – ekonomik të vendit tonë në rrugën drejt integrimit të Bashkimit Europian, si edhe një ndër partnerët kryesor tregtar dhe investues i rëndësishëm në Shqipëri por edhe në Elbasan, si edhe një mikpritës i komunitetit shqiptar në Itali.