Krenaria e tryezës gjirokastrite, ja si të përgatisni pashaqoftet e famshme në vetëm 2 minuta

Vendi yne eshte I pasur me nje kulinari te shendetshme dhe te shijshme. Janë disa gatime tipike të zonave të ndryshme të Shqipërisë të cilat spikasin me shijen unike të tyre, të plotë dhe karakteristike. E tillë është receta e pashaqofteve gjirokastrite, një gatim i vjetër po aq sa edhe gurët e qytetit emblematik të jugut të Shqipërisë.

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 250 g oriz i zier, kripë, piper, nenexhik i thatë, 1 vezë, 100 g miell, 50 g gjalpë, 200 g kos ose qumësht, 1 limon, kopër, 1.5 lt ujë.

Përgatitja: Përziejmë në tas mishin me orizin, kripën, piperin, nenexhikun dhe të bardhën e vezës. Formojmë brumin e qofteve dhe i japim formë sferike me madhësi sa një kokërr arre. I vendosim në tigan dhe i kaurdisim disa minuta (ose mund ti zieni në ujë) i heqim nga tigani dhe po aty skuqim me pak gjalpë miellin, shtojmë ujë dhe pak kripë.

E përziejmë me tel kuzhine derisa masa të bëhet kremoze, shtojmë qoftet. Në tas rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe kos derisa të bëhet një masë. E shtojmë te qoftet dhe e përziejmë me kujdes derisa të marri valë. E shërbejmë me kopër të freskët.