Koronavirusi ka vrarë mbi 277 mijë në të gjithë botën. Plaga më e madhe. Goditja e pandemisë ndikoi gjithashtu edhe në lumturinë tonë duke shtyrë qindra miliona njerëz në një gjendje shqetësuese, madje edhe depresion. Por cila ishte dita më e trishtuar për planetin? Dy muaj më parë, 12 Mars 2020.
Universiteti i Vermont, në Shtetet e Bashkuara, vlerëson gjendjen shpirtërore të botës çdo ditë, falë Hedonometerit të saj. Falë inteligjencës artificiale, Hedonometer ekzaminon 10 përqind të 500 milion mesazheve që njerëzit shkëmbejnë përmes Twitter çdo ditë.
Ato janë mesazhe,, të cilat Hedonometer i klasifikon më pas në kuptimin dhe tonin e tyre. Dhe nota më e ulët në muajt e fundit vjen në 12 Mars 2020, kur indeksi global i lumturisë arrin një nivel kritik prej 5.71 pikë nga dhjetë.