Nga 506 rastet e reja që u shënuan në të gjithë vendin, 19 persona janë testuar pozitivë në qarkun e Elbasanit. Sipas informacioneve për mediat, nga 19 personat në Elbasan, 10 ishin mësues të infektuar. Me shifrat e sotme, numri i arsimtarëve që janë testuar pozitivë ka shkuar në 44.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë, duke e rritur numrin e viķtimave në 590.