Koronavirusi/ Pas 3 javësh te infektivi vjen lajmi i mirë për familjen nga Elbasani

Shërohet familja e parë e infektuar nga koronavirusi në Elbasan.

Në 12 mars në qytetin e Elbasanit u konfirmua rasti i parë me koronavirus. Ai ishte një 35 vjeçar, i kthyer nga Italia i cili infektoi edhe prindërit e tij.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se pas 3 javësh, të tre anëtarët e kësaj familje, të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.

Pas testimeve ata kanë rezultuar negativë por do të duhet që të qëndrojnë edhe për 14 ditë të tjera të vetkarantinuar./abcnews.al