Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në të gjithë vendin do të nisin testet e shpejta ndaj koronavirusit. “Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt. Forcojmë kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama.
Edhe në Elbasan ka filluar kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt, kështu ë qytetarët që kanë pasur dyshime janë drejtuar pranë ISHP Elbasan.