Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Elbasan duke e çuar kështu në 15 numrin total të të prekurve. Bëhet fjalë për një të moshuar 78- vjeçare dhe dy partnerë, përkatësisht 39 dhe 35 vjeç. Mësohet se krahas të infektuarve të sapozbuluar në Elbasan, vjen gjithashtu edhe një lajm i mirë, ku tre pacientë kanë mundur të shërohen. Qyteti në fjalë numëron saktësisht katër të shëruar.
Ju kujtojmë se ditën e djeshme rezultoi me koronavirus, bashkëshortja e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi.