Janë kryer 18 tampone të rasteve të dyshuara për COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Këto raste, ose kishin shfaqur dyshime për coronavirus, ose ishin pjesë e zinxhirit hetimor të rasteve të mëparshme të dala pozitive. Burime nga Njësia Vendore e Kontrollit Shëndetësor në Elbasan bëjnë me dije se të 18 rastet kanë dalë negative.
Tre prej tyre ishin ritestime. Ky është një lajm i mirë për Elbasanin po të mbahet parasysh fakti se gjatë ditëve të fundit u shfaqën dy vatra të reja, duke e çuar në 15 numrin e të prekurve nga ky qytet. Ndërkohë deri më tani, të gjithë shtetasit e dalë pozitivë nga Elbasani janë jashtë rrezikut për jetën. Madje disa prej tyre janë shëruar dhe kthyer në banesë ku vazhdojnë karantinën edhe për 14 ditë të tjera.
Kujtojmë se ishte një restorant në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, i cili qendroi hapur pavarësisht urdhërit të qeverisë që u bë shkak për përhapjen e koronavirusit në këtë qytet. Të gjitha rastet duket se janë një zinxhir kontaktesh mes tyre./Burimi:Faxweb