Koronavirusi, Balla bën bilancin e operacionit humanitar në Elbasan: Abuzuesit me vila dhe mercedeza të…

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një vlerësim të ecurisë së Operacionit humanitar në Qarkun Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se falë bashkëveprimit me shtatë bashkitë Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Përrenjas dhe Belsh kemi arritur që në pak ditë të ndihmojmë 6833 familje me pako bazë ushqimore.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje çdo abuzuesi me vila e mercedeza, të cilët kanë mundësi ta përballojnë vetë këtë situatë të vështirë, ta mos kërkojnë të marrin çfarë nuk u takon.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Sot bëmë një vlerësim të parë të ecurisë së Operacionit humanitar në Qarkun Elbasan.

Falë bashkëveprimit me shtatë bashkitë Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Përrenjas dhe Belsh kemi arritur që në pak ditë të ndihmojmë 6833 familje me pako bazë ushqimore. Gjithashtu më shumë se 308 pensionistëve i janë dërguar ilaçet sipas recetës së mjekut të familjes në shtëpi.

Dua të sqaroj se ky operacion humanitar vjen në ndihmë vetëm të familjeve në nevojë. Dua tu bëj një thirrje çdo abuzuesi me vila e mercedeza, të cilët kanë mundësi ta përballojnë vetë këtë situatë të vështirë, ta mos kërkojnë të marrin çfarë nuk u takon. Ne kemi informacion të qartë se kush janë realisht në nevojë.

Faleminderit për mirëkuptimin.

? KUDO KU KA NEVOJË DO TË VIJMË, JU VEÇ KUJDESUNI PËR MBROJTJEN E JETËS TUAJ, TË FAMILJES DHE KOMUNITETIT KU JETONI.

? RESPEKTONI MASAT DHE REZISTONI, TË GJITHA DO KALOJNË, VETËM JETA NUK VJEN DY HERË!

#njëAtdhe ?? #njëFamilje