Sunday , November 27 2022

Kontrolle të befasishme nga forcat e rendit në Elbasan. Policia jep detaje

Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit mbrwmjen e djeshme.

Operacioni ka pasur si qëllim kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, forcat e rendit kanë identifikuar edhe personat që qarkullojnë me xhama të zinj të pa certifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.

Advertisement