Horgito Peqini, autori i dyshuar i vŗasjes së Madrit Ulqinakut dy netë më parë në Elbasan është ende në arrati, ndërkohë që policia kapi Eiden Dinon, i cili ishte i pranishëm në momentin e kŗimit. Ky i fundit ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore duke treguar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Sipas dëshmisë së Dinos, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe dŗogë para sherrit me Ulqinakun, i cili u vŗa me një plùmb në kokë prej aŗmës së Horgito Peqinit, vetëm 18 vjeç.
“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë.
Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “.
Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pisťoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi Madritit dhe i qëlloi një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë”, shprehet Dino sipas OraNews.
Deshmia
Pasditen e 17 gushtit, Klaudjan Sallufi dhe Eiden Dimo, janë takuar në banesën e Ord Peqinit, i cili rezulton të jetë vëllai i Horgito Peqinit.
Atje ka gjetur edhe Horgiton dhe Klaudjan Sallufin të cilët kishte 1 vit që i njihte. Me vete kishte marrë dhe një dorezë hekuri të cilën e kishte blerë online. Në banesë sipas dëshmisë së tij është konsumuar birrë dhe lëndë naŗkotike.
“Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë naŗkotike koĸainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pisťoletë mbi divan.
Pasi pimë birrat dhe ĸokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën.
Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pisťoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thiĸë në dorë dhe me pyeti: “…kë do mbash në çantë thiĸën apo mos e do ti pisĸoletën…? “…unë i thashë që do mbaj thiĸën se pisťoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thiĸën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë..…” – ka treguar në polici Eiden Dimo, informon Ora News.
Vŗasja
Më pas tre të rinjtë kanë dalë dhe kanë marrë rrugën drejt bulevardit.
“Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim “. Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: “…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…”. Unë thashë: “…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…”. Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: “Ta q…. r….” dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pisťoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi Madritit dhe i qëlloi një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë.”
Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pisťoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direkt…”.
Arratisja
Menjëherë pas kŗimit të tre personat u larguan, në drejtim të rrugicave të pallatit. Policia arriti të aŗrestojë Dimon ndërsa Klaudjan Sallufi dhe Horgito Peqini mbeten në kërkim.
Eiden Dimo është aŗrestuar për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e aŗmëve të ftohta”, “pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thiĸë dhe një dorezë metalike”
Prokuroria e qytetit pritet të kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “aŗrest në burg” për Horgito Peqinin dhe Klaudjan Sellufin, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.