Konstituohet mes debateve Këshilli Bashkiak i Elbasanit/PD zyrtare bashkon votat me Partinë Socialiste

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja  u betua këtë të hënë para Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 14 majit se do të vijojë intensivisht punën për tranformimin e Elbasanit.

E ndonëse në fjalën e tij Llatja e vuri theksin te bashkëpunimi me forcat e tjera politike në të mirë të qytetit, nuk mungoi përplasja e parë më këshilltarin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Blendi Himçi, i cili e konsideroi mandatin e tij të jashtigjshëm sikundër i pari.

Por kjo ndërhyrje e Himçit solli debat mes këshilltarëve të tjerë, ku me tone të larta kryetarja e PS Ermira Urupi kërkoi ti hiqej fjala.

Në përfundim të takimit Himçi u shpreh i keqardhur që iu pre fjala dhe se takimi i sotëm në konstituimin e këshillit bashkiak vërtetoi marrëveshjen Rama- Basha.

Sakaq për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Këshillit Bashkiak  Partia Demokratine  zyrtare  bashkoi  votat me Partinë  Socialiste. Me shumicë votash Lufti Lala do të jetë kryetari i Këshillit Bashkiak për katër vitet e ardhshme në Elbasan, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Enrieta Ferra nga Partia Socialiste dhe Zamir Muzhaqi nga PD Zyrtare, duke i hequr mundësinë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të përfaqësohej në këtë post.

Në konstituimin e Këshilli Bashkiak në Elbasan, u vu re mungesa e Drejtuesit Politik të Qarkut Damian Gjiknuri dhe deputetët e opozitës, Flutura Acka, Gazment Bardhi dhe Zheni Gjergji.