Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, u zhvillua dje mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Elbasan.
Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut. Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen si kryetare e Qarkut, Emira Urupi. “Konstituimi i Këshillit të Qarkut! Suksese Ermira Urupit në detyrën e re si drejtuese e Këshillit të Qarkut. Jam i bindur që Ermira do e përmbushë me sukses detyrën e saj duke çuar përpara punën e bërë nga Bukuroshi përgjatë dy mandateve”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
2 Komente
Pingback: ما هي تخصصات كلية الهندسة
Pingback: FiverrEarn