1 rast i ri ështe konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Në një lidhje direkte për Abc News, gazetari Aldo Kozarja ka bërë të ditur se rasti ështe kontakt i personave të mërparshëm. Më herët është zbuluar se është prekur nga covid-19 edhe shefi i policisë në paraburgimin e Bradasheshit.
Kujtojmë që nga të dhënat e publikuara, qyteti i Elbasanit ditët e fundit ka shënuar një rekord rastes të reja, pasi vetëm brenda një dite janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet për situatën epidemiologjike në vend, ku janë shënuar 125 raste të reja dhe një viķtimë nga covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.
Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora.