Raste të reja janë zbuluár me Covid-19 në qytetin e Elbasanit, ku kanë rezultuár pozitiv dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’, si edhe shoferi i drejtorit të Policisë. Për të parandaluar përhapjen e virusit DVP Elbasan ka vendosur që efektivet e tjerë të skuadrës Shqiponja te patrullojnë me motorrë dhe jo me fugon.
Ditën e djeshme në drejtorinë e policisë së Elbasanit janë konfirmuar edhe dy efektivë të tjerë të infektuar me koronavirus.
Të gjithë të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.