Konfirmohen 2 raste të reja me Covid – 19 në Elbasan

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në qytetin e Elbasanit. Analizat e bëra në persona të dyshuar kanë konfirmuar edhe 2 raste të tjera pozitive me koronavirus në këtë qytet. Sipas informacioneve të para rastet janë identifikuar në lagjen “5 Maj” aty ku janë edhe rastet më të shumta në qytetin e Elbasanit.

Dyshohet se të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të rasteve aktuale në këtë qytet, ku momentalisht numërohen 18 te prekur nga koronavirusi. Ditën e djeshme u raportua nga Ministria e Shëndetësisë se në Elbasan janë 16 të prekur me koronavirus.

Ndërkohë lajme të mira vijnë nga bashkitë e tjera të qarkut Elbasan. Librazhdi, Përrenjasi, Peqini, Belshi dhe Cërriku nuk kanë asnjë rast të prekur me Covid-19.