Kryetari i Bashkisë Elbasan, së bashku me një përfaqësi të turoperatorëve vendas, ka pritur në një vizitë në qytetin e Elbasanit delegacionin e përfaqësuesve politikë të socialdemokratëve gjermanë SPD dhe disa përfaqësues të kompanive të njohura, Michael Rüter, këshilltar i SPD e ish-ministër, Maximilian Schmidt, anëtar i Bordit të kompanisë “Volkswagen” dhe “Continental”; Björn Kufahl, President i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD Gjermane; Jörg Martin Misir, President i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.
Në këtë takim u diskutua për potencialin e lartë turistik që ofron gjithë zona e Elbasanit, ku përfaqësuesit e SPD shprehën interesin e madh për promovimin turistik të vendit tonë, si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit vendas e të huaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për potencialin e lartë turistik që ka zona e Elbasanit. Përfaqësuesit e SPD shprehën interesin e tyre për promovimin turistik të vendit tonë, si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit vendas e të huaj. Kryebashkiaku Llatja i ka njohur më konkretisht me resurset që ofron qyteti i Elbasanit, kryesisht në fushën e turizmit, duke u ndalur edhe tek trashëgimia e pasur kulturore që ka Elbasani. Elbasani ka shumë pika turistike dhe historike, që çdo turist duhet t’i vizitojë.