Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur pak më parë dhe ka komunikuar vendimin për hgeqjen e orës policore. Po ashtu, Komiteti i Ekspertëve rekomandon që vaksinimin të nis që nga mosha 12 vjeç.
“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç. Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi. Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situate”, ka deklaruar Mira Rakacolli.