Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të marrë vendimet e radhës. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se si rezultat i përmirësimit të shifrave, gjimnazistët e viteve të para dhe të dyta mund të fillojnë skenarin e kthimit në shkolla.
“Situata paraqitet ndjeshëm drejt përmirësimit, që është rezultat i masave të propozuara në kohën e duhur, dhe një bashkëpunim më i mirë i vërejtur nga qytetarët. Ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv”.
“Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta në shkollën e mesme, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”. U njoftua se duke nisur nga nesër, qytetarët që futen në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do duhet që të qëndrojnë në karantinë për dy javë.
Në rajon situata paraqitet ndryshe. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi numri i rasteve është shtuar, por edhe numri i jetëve të humbura. Sfida është përmirësimi i indikatorëve. Mosrespektimi sa duhet nga disa subjekte politike mund të jetë faktor, afrimi i Pashkëve është shoqëruar më lëvizje nga vendet fqinje. Duke pasur parasysh edhe situatën lokale, ku vendin e parë e zë Gjirokastra, mendojmë që:
“Te vendoset qëndrimi në karantinë për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri në datën 3 maj. Gjithashtu, edhe një paralajmërim për fushatën.
“Të nderuar shifrat në përmirësim tregojnë se drita në fund të tunelin po zmadhohet, por mos harroni se kemi rrugë për të bërë. Subjektet politike të tregojnë përgjegjshmëri, dhe qytetarët të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet masat e propozuara nga ne”, tha Rakacolli.