Kolaudimi, 60 mijë mjete ngelën në 2021-in, drejtori i DPSHTRR-se Elbasan, Adi Qose nxjerr shifrat

Rreth 60 mijë mjete nuk e kaluan dot kontrollin teknik gjatë 7 muajve të 2021-shit.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se nga qershori kur nisi kontrolli e deri në dhjetor janë testuar mbi 213 mijë mjete. Pjesa dërmuese e mjeteve i përkasin kategorisë së automjeteve me 4+1 ose 8 vende, konkretisht 69.9 %, ndërkohë që 19.6 % kanë qenë kamionë. Vlefshmëria e certifikatave tashmë ka një afat më të gjatë me dy vite.

Shkak për ngeljen në kolaudim të mjeteve sipas raportit është bërë mangësia vizuale e funksionale në vendin e parë, sistemi i frenimit me 18.7 %, i dyti dhe më pas sistemi i shkarkimit të gazrave dhe sistemi i drejtimit, përcjelljes së fuqisë në akse dhe i amortizimit.

Pjesa më e madhe e testimeve të mjeteve është bërë në drejtorinë rajonale të Tiranës, ose 66.7 mijë mjete, ndërkohë që më pas vjen Durrësi me 25.2 mijë dhe Fieri me 23 mijë. E fundit renditet Dibra me më pak mjete që llogariten në 3283 të tilla.

DPSHTRR ka rritur edhe numrin e shërbimeve që ofron ku sipas të dhënave gjatë vitit të shkuar janë 5 shërbime risi ndërkohë që ka vijuar ofrimin e disa elementëve të veçantë si targat suvenir.

“? Në këtë 8-mujor, nga rinisja e shërbimit nën administrimin e DPSHTRR, janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 239,872 mjete, nga të cilat:

?Automjete (4+1/8+1) 71.7%

?Kamion 18.5%

?Motomjete 5.1%

?Autobus 2.3%

?Rimorkio 2%

?Mjete ndërtim/punë toke 0.4%

⛔️ 69,325 (29 % e totalit te mjeteve) janë ngelur/ refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj! Infografikat pasqyrojnë shkaqet e testeve ngelëse, numrin e ritestimeve dhe volumin sipas QKT-ve!

Rrugë e qytete më të pastra ? dhe më të sigurta ❤️ sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës NUK E KALOJNË dot më Testin e Kontrollit Teknik! ? NGELËSA në Kolaudim! Jo më RREZIK e NDOTJE në qarkullim! ?

DENONCO ÇDO ANOMALI të mjeteve rrugore në webin tonë:

? www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar ?✔️??”- shkruan drejtori i DPSHTRR-se Elbasan, Adi Qose.

Nje koment

  1. Pingback: 2priestcraft