Kodrat e ullishtave në Elbasan, prej 7 orësh digjen nga flakët. A po ndërhyjnë strukturat shtetërore?

Një vatër zjarri ka përfshirë zonën e ullishtës së vjetër në pjesën veriore të qytetit të Elbasanit.

Zjarri në kurorën me ullinj shekullor po përhapet me shpejtësi. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale, por flakët po zgjerohen.

Sipas Kryetarit të Bashkisë Elbasan efektivët e zjarrfikëses po shkojnë drejt vendit të ngjarjes, por ndërhyrja vështirësohet për shkak të terrenit kodrinor.

Ndërsa sipas deputetit të Partisë Demokratike zjarri po shuhet nga vetë banorët dhe askush nga instancat shtetërore nuk po ndihmon në shuarjen e zjarreve.