Klosi në Elbasan: Investimi më i rëndësishëm që ka bërë kjo qeveri për qarkun e Elbasanit (Foto)

Gangrena e mbetjeve kryesisht ne Shqiperine e mesme, do te marre fund. Keshtu ka premtuar nga Elbasani, Ministri i Turizmit, Blendi Klosit gjate inspektimit ne impiantin e trajtimit të mbetjeve në kete qytet. Mbetjet mund të riciklohen dhe kjo eshte praktika qe ndjek Elbasani prej 6 vitesh tashme. Por ka ende shume per tu bere dhe te pakten ne qarkun e Elbasnait problemi mbetet tek sensibilizimi qytetar, tashme qe teknologjia eshte e fjales se fundit, e vetmja ne Shqiperi.

Vite me parë një epokë e re do të niste për Elbasanin, epoka e qytetit pa ndotje, duke I dhene fund gangrenës që helmonte çdo ditë. Ishte kembengulja pa asnjë kompromis e Bashkisë së Elbasanit që mbylli vendin e grumbullimit të mbetjeve urbane duke e kthyer në lulishte dhe I hapin rrugë investimit të ri modern. Tashmë incenetarori trajton mbetjet dhe prodhon energji. 4 bashki, ajo e Elbasnait, Librazhdit, Cerrikut dhe Belshit tashmë e kanë zgjidhur problemin e tyre me mbetjet urbane.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, ministri Blendi Klosi, ishte edhe në landfillin e Sharrës, te cilin e percaktoi si nje shembull i nje transformimi real te një ‘hot spoti’ historikisht të dëmshëm për Tiranën, në një mushkëri të gjelbër për qytetin.

“Ne ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, me Ministrin Blendi Klosi ishim në impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan. ?

Dikur një problem shqetësues për banorët e Elbasanit, fusha e plehrave ku digjeshin në qiell të hapur e përhapnin gazra mbytës në të gjithë qytetin, SOT një impiant ultramodern i teknologjisë së fundit ku trajton mbetje nga të gjithë bashkitë e qarkut e ku shndërrohen në energji të rinovushme”- shkruan LLatja ne facebook.