Klitjani është një djalë që e ka treguar dashurinë për artin qysh në vogëli. Madje unë kam ende një pikturë të tij që ma ka dhuruar në vitin 2009 kur edhe i kam dhënë mësim. I kam thënë se kur të bëhej i famshëm do ta sillja kete moment. Sot është bërë një i ri që frymëzon.
Klitjani tashmë është shpallur fitues i çmimit të trojeve shqiptare Golden Idea ku gjithashtu fitoi 20 mijë euro për të zhvilluar brendin e tij.
“Kisha disa vita që e kisha e krijuar dhe konkurimi ishte mundësi e mirë e thashë ta shfrytëzoj.
Qysh në klasën e gjashtë kam filluar të pikturoj. Në shkollën tetëvjeçare bëja dhe piktura dhe i shisja.
Bëja piktura që i pëlqenin dhe aty ka filluar lidhja ime me pikturën. Kam ndjekur shkollën Onufri. Kam marrë një formim të mirë nga ai lice. Nga liceu kalova në degën e skulpturës. Konkurova në akademinë e arteve dhe vazhdova sërish skulpturë. Gjatë shkollimit fillova të ndiqja disa projekte të huaja rreth modelimit dhe dizajnit të këpucëve.
U fokusova në këto projekte dhe një prej tyre më dërgoi në fushën e modës. Fillimisht nuk kam menduar që të bëj këpucë për tregun por të bëj një palë e ti vesh vetë.
Koncepti nisi pas formimit profesional që mora. Kam punuar 4 vite në një kompani që bën marka të fuqishme këtu në Shqipëri. Aty mendova pse të mos kemi dhe ne brendin tonë.
Aplikova online dhe më pas jam paraqitur fizikisht dhe kam shprehur konceptidenë e brendit.
Idea ishte të kishim një markë 100% shqiptare përveç lëndës së parë. Pra dizajni, konceptimi dhe realizimi të jenë shqiptarë.
Konkursi ishte me faza dhe idea duhet të ishte në zhvillim. Jam bashkë me një shok me të cilin bëmë regjistrimin e markës, Ajet Krraba. Ai më ka mbështetur dhe ka ecur me mua në këtë rrugë.
Brendi është krijuar në bazë të heroit tonë kombëtar dhe emri është Otbeg që vjen nga Skëndërbeut.
Pika ime e fortë që më shpalli fitues është se kjo ishte një ide e realizueshme dhe e suksesshme.
Juria ishte nga profesionistë të fushave. Pjesëmarrja ishte kryesisht nga Kosova. Në fazën finale solla dhe një brend se si do të jetë Otbeg në të ardhmen”.
Ai ka tashmë një sfidë të madhe përpara por që ka motivimin dhe dëshiron që brendi i tij Otbag të jetë kombëtar dhe pse jo ndërkombëtar.
Suksese Klitjan!/ Nga Bardha Nergjoni