Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar deri tani në “Përputhen 3”. Ai ka fituar zemrat e publikut duke u shfaqur si djali karizmatik që ka gati gjithnjë një batutë. Mirëpo, siç shkruan Kryefjala.com, Bruno përpara se të futej në Përputhen dëshironte të merrte pjesë në një tjetër spektakël televiziv të ngjashëm me atë të “Për’puthen”, “Love Story”, të prezantuar nga Alketa Vejsiu, me të cilin thuhet se ka nënshkruar edhe një kontratë.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se pas kësaj, ai i është bashkuar “Për’puthen” duke “tradhëtuar” në këtë menyrë kontratën me Vera Grabockën, ndaj ajo e ka hedhur në gjyq konkurrentin.
Siç dihet, mosrespektimi i një kontratë te tillë, sidomos të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.
Sa i përket “Për’puthen”, deri më tani ai ka bërë një takim me Mikela Pupën, për të cilën ka shprehur pëlqim, dhe me Alvisën, që shkaktoi shumë debate, e bëri që të kishte tensione mes tij dhe vajzave.
Kujtojmë se Bruno është 26 vjeç dhe ka lindur në Delvinë, por jeton në Tiranë./ News31