Kjo lagje në Elbasan i është nënshtruar transformimit urban, Llatja: Falenderoj qytetarët që…

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja së bashku me Damian Gjiknurin ndoqën nga afër ecurinë e punimeve që po ecin me ritme të shpejta në lagjen Partizani ku po ndodh transformimi urban.

Postimi i plotë:

Transformimi urban që ka përfshirë këto ditë bllokun e pallatave 650 në lagjen Partizani në Njësinë 4 do të jetë një ndër modelet e mira që #BashkiaElbasan do të ndjekë deri në urbanizimin e plotë të të gjithë lagjeve të qytetit të Elbasanit.

Me përfundimin e kanalizimeve nëntokësore dhe shtrimit me pllaka të shesheve do të vijojmë me ndërtimin e lulishteve dhe mbjelljen e 100 pemëve dekorative.??

Bashkë me Damian Gjiknuri ndoqëm nga afër ecurinë e punimeve që po ecin me ritme të shpejta.

Dua të falenderoj padyshim komunitetin që treguan qytetari duke liruar hapësirat publike dhe i hapën rrugën zhvillimit të lagjes së tyre.?✌️-shkruan Gledian Llatja.