Kjo është nisma e veçantë e Bashkisë Elbasan, ja për çfarë bëhet fjalë.

Që prej nisjes së masava të marra prej Covid-19  Bashkia Elbasan ka nisur Operacionin Humanitar i cili u vjen në ndihmë familjeve më në nevojë, personave me aftësi ndryshe dhe të moshuarit që jetojnë vetëm, me pakot e solidaritetit dhe baŕnat mjekësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm Bashkia Elbasan u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismën e saj të veçantë në këto ditë të vështira pandemie.

Bashkia e Elbasanit, organizatat, partnerët tanë çdo ditë janë të angazhuar në ndihmë të familjeve në nevojë, por sot më shumë se kurrë, nevojitet më shumë se kaq. Bashkia e Elbasanit së fundmi ka lançuar nismën “Familja për Familjen. Çdo njëri nga ne njeh një familje në nevojë, në lagje, në pallat, diku në qytet apo fshat.

Kur të blesh ushqimet për familjen tënde, blej edhe për fqinjin tënd, blej për dikë që ka nevojë. Elbasanasit e kanë treguar përherë qytetarinë e tyre, zemërgjërësinë e tyre, shpirtin fisnik. Bashkohu me nismën tonë, në këtë Ditë të Shenjtë Pashke, ndihmo fqinjin tënd.

Puna e mire e Bashkise duhet pergezuar, puna e te gjithe atyre punonjesve qe ndihmojne njerëzit në nevoje duke çuar ndihma duhet përshëndetur, por dhe ne si komunitet duhet te mbeshtesim Bashkine, Policine,spitalin ne kete kohe te veshtire ku duhet te respektojme te gjitha masat.