Kjo është e reja shqiptare nga Belshi që grabiste në grup dhe me armë zjarri që u arrestua në Greqi. Emri

Njëmbëdhjetë persona janë vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve ishin 7 gra, një prej tyre edhe shqiptarja e quajtur Eftimije Tafani nga Belshi, e lindur më 1995.

Grupi u godit më 1 shkurt të këtij viti ndërsa orët e fundit janë publikuar dhe të dhënat nga veprat penale që ata kryenin.

Ata u proceduan për organizatë kriminale, formim dhe anëtarësim në organizatë kriminale për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe grabitjes, grabitjes në grup, vjedhje, kryer nga dy ose më shumë persona të organizuar nga, pranimi dhe asgjësimi i produkteve të veprës penale (vjedhjes), armëmbajtje pa leje, armëmbajtje të armëve për gjueti pa leje dhe gëzhoja për armë gjuetie, mbajtje pa leje municioni dhe posedim pa leje të sendeve të tjera të palejueshme.

Çështja është nën hetim.