Ndjekësit në rrjete sociale kanë komentuar tek postimi i Arbana Osmanit mjaft të zhgënjyer pasi Bora Zemani i ishte mohuar e drejta t’i çonte sinjale Donaldit se po e priste. Madje, ata po e kritikojnë moderatoren e Big Brother VIP se ia mohoi të drejtën të fliste edhe Semit në spektaklin e kaluar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sa pikë i ke ul vetes! Zhgënjim total Arbana për qendrimin që ke mbajt”, thotë njëri nga komentuesit.
Në anën tjetër, një komentuese i shkruan se produksioni kishin frikë se mos i prishej skenari, prandaj edhe nuk e lejuan Semi Jaupajn të fliste.
“Sa kishit aq frikë mos ju prishej skenari sa nuk latë asnjërin t’i thoshte dy fjalë atyre.. na i shpife se po na bën të gjithëve për budallenj, madje po na beje dhe moral se te vinte keq për Borën”, ka qenë komenti për Arbanën.
Por, pavarësisht komenteve të shumta, Arbana ka zgjedhur të jetë indiferente ndaj tyre.
Ndryshe, fituesi i njërit prej edicioneve të Big Brother Albania, ka zbuluar se ka takuar Bora Zemanin, dhe e ka kuptuar se ajo e do vërtetë shumë Donaldin.
“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, thotë Anaidi në një video live në Instagram me Kledi Hysën, ish banorin VIP të Big Brother./Reporteri.net/