Kishte koronavirus, burri shkon në lokale për ta përhapur qëllimisht

Një burrë rreth të 50-ave pasi ishte konstatuar se kishte koronavirus, vizitoi dy lokale të ndryshme me qëllim që ta përhapte atë.
Ngjarja ka ndodhur në Japoni. Mediat vendase raportojnë se personi në fjalë pasi kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, ishte udhëzuar të qëndronte në shtëpi në pritje të udhëzimeve të tjera.
Sidoqoftë, ai vendosi ta injoronte kërkesën e autoriteteve duke dalë nga shtëpia. Para se të nisej, ai i kishte thënë një anëtari të familjes, “Unë do të përhap virusin”, raporton Tokyo Reporter.
Në fillim ai kishte shkuar në një lokal ku kishte shumë gra. Më pas, pasi kishte shkuar në lokalin e dytë i kishte thënë personave “Unë testova pozitiv (për koronavirus)”.
Një anëtar i stafit të lokalit lajmëroi një qendër lokale shëndetësore. Kur oficerët nga Stacioni Policor Gamagori, të veshur me kostume mbrojtëse, arritën në lokal zbuluan se burri ishte kthyer në shtëpi me taksi.
“Nuk arrij ta kuptoj dot. Nuk di çfarë të them sepse për momentin jam shumë i inatosur”, tha për “Tokyo Reporter” një punonjës i barit.
Personi u shoqërua nga autoritetet në institucionet mjekësore të cilat shprehen të shqetësuara për faktin se ai kundërshtoi urdhrin e tyre duke ndërmarrë këtë veprim kaq të rëndë