“Kisha shumë plane me të, iku aq shpejt” vitet nuk e kanë zbutur dhimbjen e Maya Aliçkaj për humbjen e madhe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya është rrëfyer si rrallëherë për humbjen e vëllait të saj, të cilit i ka dedikuar dhe një këngë mjaft të ndjerë dhe emocionuese. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” dhe ka treguar se këtë projekt muzikor e realizoi vetëm 6 muaj pas vdekjes së tij, por tani nuk e shikon dhe nuk e dëgjon më kurrë.

Gjatë rrëfimit në studio, ajo është përlotur dhe shprehur mjaft e prekur për humbjen e tij.“Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi”, u shpreh Maya.