Kina ka lëshuar në orbitë dy satelitët e parë për projektin e tij të ri ‘Internet of Things’, që do të shërbejë për zbulime të ndryshme, nga komunikimi tek monitorimi i ambjentit. Një nga këta satelitë është pagëzuar me emrin ‘Wuhan’, në nder të sakrificave të bera nga banorët e qytetit kinez në luftën kundër koronavirusit. Të dy satelitët janë lancuar nga raketa vektore Kuaizhou-1A, në të cilën lexohet ‘Wuhani heroik, Kina e madhe’ dhe ‘nderim për operatorët shëndetësor”.