Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim vizitoi dje Cërrikun ku u takua me nxënës dhe mësues në gjimnazin “Tomor Sinani”, një nga shkollat-qendra komunitare të mbështetura nga ambasada.
Nxënësit i treguan për skuadrat sportive, aktivitetet kulturore dhe klubet në të cilat ata marrin pjesë përmes nismës shkollat si qendra komunitare, e mbështetur nga ambasada dhe e menaxhuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).
Ambasadorja ishte gjithashtu në Belsh, ku mësoi rreth arkeologjisë unike nënujore të rajonit nga profesor Ols Lafe dhe përshëndeti banorët gjatë një ecjeje përreth qytetit.
Një prej vullnetarëve të Korpusit të Paqes iu bashkua ambasadores dhe ekipit të saj për të ndarë me ta përvojën e tij rreth jetesës në Belsh dhe punës me komunitetin.