Kërkon t’i shpëtojë “burgimit të përjetshëm”, gjykata e Elbasanit shtyn çështjen e Aldo Bares

Ish-kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare ka ankimuar dënimin e “burgimit të përjetshëm”.

Këtë të premte, gjykata e Elbasanit ka shtyrw seancën për shqyrtimin çështjes së kreut famëkeq. Bare aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, pasi gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.