Do të mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.Seanca do të zhvillohet në orën 10:00 me dyer të hapura.
Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje komprometuese, e cila tregonte marrëdhëniet e tij intime në zyrë me Alma Kaçin. Fillimisht, ai u akuzua për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Kaçi për “korrupsion aktiv”.
Gjatë procesit gjyqësor, Gjykata e ndryshoi akuzën ndaj Gjicit në “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 2 vjet burg dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.
Nga ana tjetër, Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg për “prostitucion”, pasi hetimet e SPAK zbuluan se ajo i kishte ofruar përfitime të parregullta ish-kryebashkiakut në formën e favoreve seksuale./Shqiptarja.com