Një 50-vjeçar në Elbasan është arrestuar nga polcia për veprën penale penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Sipas policisë, O.M ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës policie, i cili në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, nuk e ka lejuar që të kalojë me automjet në një rrugë në të cilën ishte e ndaluar lëvizja. Ngjarja ka ndodhur me datë 16 Mars.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e datës 20.03.2025, të Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit O. M., 50 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Më datë 16.03.2025, ky shtetas dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës një punonjës policie, i cili në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e një aktiviteti sportiv, nuk e ka lejuar që të kalojë me automjet në një rrugë në të cilën ishte e ndaluar lëvizja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.