Këngëtarja shqiptare, Poni është shumë hermetike dhe e rezervuar kur bëhet fjalët për familjen e saj. Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë. Ndërkohë, kësaj radhe e ka “thyer rregullin” dhe ka publikuar foto të të birit.
Shkak për këtë është bërë 10-vjetori i tij i lindjes dhe me këtë rast këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj një foto teksa ai fryn qirinjtë e tortës.
Krahas këtij imazhi, ajo i ka dedikuar fjalët më të ndjera bekimit të saj.
“Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”, – ka shkruar Poni krahas fotos.