Ivan Gvozdenoviç foli pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, që verdheblutë e fituan 1 me 0 në shtëpi.
Trajner Gvozdenoviç deklaroi pas ndeshjes:
“Unë kam shumë respekt për Vllazninë dhe tifozët, skuadra shumë e mirë. Sot ishim një derbi për vend të parë. Sot ne jemi 29 pikë, kemi 4 apo 5 pikë më shumë se Shkodra. Kjo është shumë mirë dhe e rëndësishme. Ndeshje e fortë, plus ishim në shtëpi. Për ne ishte detyrim fitorja, mund të them bravo çunat. Tani duhet të mendojmë për javën tjetër. Kemi ndeshje të fortë. Kemi peng se Vora ka fitore në fushën tonë.
Pas kartonit të kuq, ne ishim si gjithmonë, presing ultra ofensiv dhe do luajmë 3-4-3. Me një lojtar më shumë në fazën sulmuese, kjo ishte për pjesën e parë. Pastaj pjesën e dytë patëm Lajthinë, që nuk ishte gati të vazhdojë.
Kundër Teutës nuk ishim nga stafi dhe unë, ndoshta maksimumi nga ndërrimet. Sot ishim tamam, me ide tjetër dhe dolëm mirë.
Po ambientoheni në vendin e parë? Patjetër, nuk është java e parë. Jemi në rregull. Kampionati është i gjatë, kemi edhe tri ndeshje deri në fund të vitit. Më mirë të mos flasim shumë, të jemi me këmbë në tokë, javë për javë”, u shpreh trajneri serb për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.