Takimi mes Mevlanit dhe Sindit në “Përputhen” ishte lënë në gjysmë për shkak të ofendimeve dhe grindjeve të vazhdueshme. “Këto gjëra do sqarohen në skenë, ai është zero për mua. Mua njeri nuk më ofendon para kamerave dhe para të gjithëve. Më thotë mua ke dy klasë shkollë edhe më shet mend. Kush i shiti mend atij iher?”, ishte shprehur Sibdu mes të tjerash. Mirëpo, çfarë ndodhi në studio?
Ofendimet dhe situata e tensionuar mes tyre vazhdoi sërish, aq sa Sindi nuk e mbajti dot veten dhe u përlot. Ajo tha se preket shumë kur i përmendin shkollimin, kur ajo ndihet krenare për veten që ia ka dalë e vetme. “Atë pjesën e shkollimit nuk di pse të gjithë e përmendin sikur unë dua të ul të tjerët. Kur unë nuk e kam bërë asnjëherë. Unë thjesht ndihem krenare për shkollimin që unë kam bërë dhe për të gjitha sakrificat…ndjesë se jam shumë e emocionuar.
Ju nuk e dini çdo të thotë të përballojë një femër e vetme….4 vite unë kam pasur sakrifica dhe ti si emigrant duhet të më kuptosh më mirë se tjerët. Fakti që ti e përmend sikur unë të shes mend për dy pare shkollë që unë kam bërë, vetëm se unë jam krenare. Unë ndihem krenare sepse jam larguar 18-vjeç nga shtëpia, për një jetë më të mirë dhe në ato katër vite unë kam sakrifikuar aq shumë, kohën time, qoftë dhe të përjetoja një dashuri, ju të tjerët mbase e keni pasur mundësinë…nuk ishte zgjedhja ime kur unë duhet të punoja nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar jetesën time dhe për të mos i rënë në qafë familjes time”, tha ajo mes lotësh.