Një grua 46-vjeçare ka pësuar vetëm lëndime të vogla, kur një kamion e goditi veturën e saj dhe përfundoi mbi të duke e shtypur në Uashington. Një zyrtar tha se gruaja ndodhej brenda veturës së tipit “Nissan Altima”, kur kamioni prapa saj nuk arriti që të ndalej, kur këtë po e bënin automjetet tjera, të martën në mëngjes.
Kamioni u përplas me veturën duke e shtyrë drejt një kamioni tjetër, duke e shtypur dhe duke e futur nën mjetin e rëndë. Vetura ishte pothuajse tërësisht e shtypur, shkruan Daily Mail.
“Kur arritën trupat, ende mund të dëgjonim një person brenda veturës. Personi ia doli që të dilte nga vetura dhe të ecte vetë”, tha zyrtari Rocky Oliphant.
“Është përtej fjalëve të përshkruhet se si dikush mund të ecte nga ajo veturë”, shtoi ai.
Drejtuesja e veturës raportoi vetëm dhimbje të lehta në brinjë dhe në kokë, tha policia. Ajo u dërgua në një spital për ekzaminim.