Moderatorja Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, në një rrëfim ndryshe për jetën private dhe atë profesionale. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, dhe janë bërë prindër të një vajze të quajtur Emi.
Jonida ka treguar se dhe ata kanë patur periudhën e tyre të vështirë, ulje-ngritjet e veta, kryesisht në fillimet e tyre. “Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim”, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.