Ajo është padyshim një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, e cila i ka dhënë aq shumë skenës shqiptare ndër vite. Me një karrierë të gjatë muzikore, Rovena Dilo i ka dhënë shumë muzikës shqiptare duke sjellë disa prej baladave më të bukura të të gjitha kohërave. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë, ku ndër të tjera ajo ka treguar momentin më të vështirë të jetës.
E përlotur, ajo tregoi për herë të parë se si e përjetoi vdekjen e babait të saj. “Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë.
Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë.”-përfundoi ajo.