Kalojnë në një tjetër stad punimet për megaprojektin e Pistës së Parë Zyrtare të Garave në Shqipëri. Drejtori i DPSHTRR Elbasan Adi Qose jep lajmin e madh.

Rakordohet Bashkia Elbasan me FSHZH për fillimin e procedurës së investimit për pritën lumore dhe për infrastrukturën lidhëse bazuar në projektet e përfunduara dhe fondin e alokuar (faza 1) për Automotoparkun, Krastë të Elbasanit, ndërsa vijon puna me daljet nga unaza e qytetit drejt zonës!

???‍♂️⚒ 600 mijë m2 që po materializohen nga bashkëpunimi mes Bashkisë Elbasan, DPSHTRR dhe ASHK do të plotësojnë kriterin kryesor për certifikimin e nivelit ?F1 nga FIA për megaprojektin e Pistës së Parë Zyrtare të Garave në Shqipëri përfshirë struktura, shërbime, rekreacion, kulturë RETRO?, kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan, shëtitoren përgjatë lumit, etj! Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i DPSHTRR Elbasan Adi Qose

Gjithashtu pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ka njoftuar se ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO?, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA ? dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës