Kadastra e Elbasanit bën bilancin: 180 vendime për legalizim vetëm në muajin Maj

Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Elbasan ka mbyllur me bilanc pozitiv muajin Maj.

Në shifrat e bëra zyrtare konfirmohet se vetëm gjatë muajit Maj janë janë dhënë 180 vendime për legalizimin e ndërtimeve informale dhe 25 vendime sipas VKM 827 date 30/09/2020.

Drejtoria Vendore e Kadastrës Elbasan ka ofruar për qytetarët 3071 shërbime dhe ka lëshuar 504 certifikata pronësie.

Janë lëshuar 747 kartela pasurie si dhe 616 harta kadastrale.

Gjatë këtij muaji janë dhënë 205 vërtetime pronësie dhe janë rivlerësuar 87 pasuri e po ashtu janë regjistruar 250 kontrata shitje dhe dhurimi.

Gjatë këtij muaji për qytetarët janë ofruar të gjitha shërbimet kadastrale online në portalin e-albania, pra përgjigjet e kërkesave të qytetarëve janë dërguar në mënyre elektronike në aplikimet përkatëse.

Gjithashtu ASHK Elbasan njofton qytetarët e bashkisë së Prrenjasit se po vijon puna për përfundimin e procesit të legalizimit në Njësinë Administrative Rrajcë të Bashkisë së Prrenjasit.

Ndërkohë që prej datës 1 Maj të gjitha shërbimet e Kadastrës ofrohen edhe online në portalin e-albania.

Nje koment

  1. Pingback: 2publisher